“FSK garanci për paqe”, Amerika shpreh krenari për ushtrinë e Kosovës

Nga Xhevahir Qardaku
30 Maj 2025, 20:02 | Aktualitet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka mirëpritur pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës në trajnimin ushtarak me njësitë e ushtrisë amerikane në Fort Johnson, Luiziana.

Në një postim në rrjetet sociale thuhet se ky moment historik pasqyron partneritetin në rritje të mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, si dhe tregon përkushtimin e FSK-së për ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të gatshme për mision, të aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale, shkruan A2.

“Të fortë së bashku në rrugën drejt gatishmërisë! Jemi krenarë që mbështesim FSK-në”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerike, që shton se trajnimi po bëhet në një nga qendrat kryesore të trajnimit luftarak të ushtrisë amerikane.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos