Bashkimi Europian thekson se aktualisht përfaqësuesi special, Peter Sorensen, dhe kryediplomatja Kaja Kallas, po shqyrtojnë mënyrën se si do të ecet përpara në dialogun Kosovë-Serbi. Funksionalizimi i bisedimeve mbetet një prioritet për Brukselin, shkruan A2 CNN.
“Nuk kam një datë për ju në këtë pikë, por do ta njoftojmë atë kur të jetë rasti. Për momentin, ne kemi një përfaqësues special të ri të Bashkimit Europian, Peter Sorensen, i cili është angazhuar tashmë aktivisht me bashkëbiseduesit dhe partnerët lidhur me mënyrën se si do të ecim përpara.
Për ne, ky është një qëndrim thelbësor dhe gjithashtu prioritet për përfaqësuesen e lartë lidhur me dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket dialogut, edhe përfaqësuesja e lartë do të takohet me përfaqësuesin special të BE-së, për të diskutuar për mënyrën se si do të ecet përpara”, tha Anitta Hipper, tha zëdhënëse e BE. (A2 Televizion)