Gjykata Speciale nuk i lejoi pjesëmarrjen në varrimin e babait, ministrja Haxhiu: Të mos shkelen të drejtat e Thaçit

Nga Tomorr Avdia
18 Mars 2025, 09:48 | Aktualitet

Gjykata Speciale nuk i lejoi pjesëmarrjen në varrimin e babait,

Pas vendimit të Gjykatës speciale për mos lejimin e ish-presidentit Hashim Thaçi në varrimin e babait të tij, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, iu drejtua Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sqarime.

Ajo e quajti të padrejtë vendimin që të mos ia lejojnë ish-presidentit Hashim Thaçi pjesëmarrjen në varrimin e babait dhe i bërë thirrje Speciales të ndërmarrë “masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat”.

“Mendojmë se ky vendim është i padrejtë dhe në bazë të rrethanave duhet rishqyrtuar. Ju kërkoj të më tregoni shqetësimet e mia dhe të ndërmerrni masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat e z. Thaçi”, thuhet  kërkesën e Haxhiut për Gjykatën Speciale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos