Kroacia është vëllai ynë i pushkës dhe për pavarësinë e saj në vitet ‘90 kanë dhënë jetën mijëra kosovarë. Kush prek njërin nga ne do të përballet me të tre shtetet bashkë. Kështu thotë në një interviste ekskluzive për “Ditarin e Kosovës” dhënë gazetarit të A2 CNN, Tomorr Avdia, ish-komandanti i FSK në Kosovë, Kadri Kastrati.
Ai është shumë optimist se kjo marrëveshje do të sjellë edhe përfitime të tjera në një moment historik kur të gjithë vendet edhe po armatosen edhe po bëjnë aleancat e tyre.
Gjenerali ka edhe një këshillë për Serbinë, s’kemi pse i japim llogari Serbisë se çfarë bëjmë ne dhe aleancat tona nuk janë për luftë, por për mbrojtje dhe asnjë milimetër tokë nuk lëshojmë pa gjak.
(A2 Televizion)