Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në ceremoninë e lamtumirës së fundit për babanë e ish presidentit Hashim Thaçi, foli me kritika për Gjykatën Speciale. Ai nënvizoi se çlirimtarëve po iu bëhet padrejtësi e madhe.

“Me këtë rast shprehim keqardhjen tonë për padrejtësitë e mëdha që janë duke iu bërë çlirimtarëve tanë, që fatkeqësisht sot edhe djali i tij, ish presidenti që të jetë në përcjelljen e fundit të babait të tij, megjithatë po e shohim që të gjithë nga trojet shqiptare jemi tubuar për të përcjellë gjyshin tonë Haxhiun. Jemi krenar që i takojmë kësaj toke, jemi krenar që i takojmë këtij kombi, jemi krenarë për përpjekjet tona të vazhdueshme që kemi bërë për çlirimin dhe pavarësinë e vendit tonë”, tha Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava. (A2 Televizion)