"Kurti po bën spastrim etnik", Lista Serbe: Në veri serbët jetojnë si në kohën e aparteidit

Nga A2 CNN
13 Shtator 2024, 11:00 | Aktualitet

"Kurti po bën spastrim etnik", Lista Serbe: Në veri

Anëtari i Kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiç në një intervistë për televizionin RTS ka kërkuar nga qeveria në Beograd dhe Presidenti Aleksandër Vuçiç që të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Prishtinës zyrtare, sa i përket sjelljes së tyre me serbët në Veri.

“Shteti duhet të mbajë një qëndrim të qartë dhe të prerë, sepse është e nevojshme të forcohet siguria dhe ndihma ekonomike e financiare për popullin serb në Kosovë. Jemi duke u përballur me një situatë ku nuk ka produkte nga Serbia qendrore dhe çmimet që popullata në veri të Kosovës paguan për produkte të cilësisë më të ulët nga rajoni janë pothuajse dyfish më të larta”, tha Simiç, raporton A2.

Simiç pretendon se gjendja në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e keqe dhe se serbët në qytetet e Veriut po jetojnë në një situatë të ngjashme me aparteidin, shkruan A2.

“Gjendja nuk është kurrë më e keqe, unë kam lindur në Kosovë, kam 12 vjet që jam në politikë dhe me përgjegjësinë më të madhe pohoj se serbët jetojnë në një situatë të ngjashme me aparteidin. Fakti është si vijon, nëse nuk ka siguri për serbët, nuk do të ketë serb në Kosovë..., njerëzit po ikin nga ne, njerëzit e pafavorizuar ekonomikisht po ikin, sepse nuk e dinë se çfarë i pret nesër”, deklaroi ai, teksa nënvizoi se serbët nuk kanë besim tek EULEX-i, pasi “asnjëherë nuk kanë bërë asgjë për t'i mbrojtur”.

Simiç është kujdesur që të flasë me gjuhën e Beogradit, duke deklaruar se situata e krijuar në Veri është pasojë e planit të sistemit të autoriteteve të Prishtinës “për spastrimin etnik të serbëve në Kosovë”.

Nuk ka incidente individuale në Kosovë, por Prishtina po zbaton një plan sistematik dhe dhunë institucionale, e cila përfundimisht rezulton me spastrim etnik”, deklaroi Simiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos