Lotët e gëzimit, ndjenjat e krenarisë e mbrojtjes së atdheut kapluan sot familjarët e rekrutëve të rinj që dhanë betimin e tyre se me nder dhe përkushtim do t’i shërbejnë atdheut. Gjithashtu edhe vetë ushtarët e rinj shprehën gatishmërinë për t’i shërbyer Kosovës me vendosmëri.
“Edhe vetë kam shërbyer fillimisht në Ushtrinë Çlirimtare të lavdishme, pastaj në trupat mbrojtëse deri në vitin 2009 dhe tani në vitin 2005 posa i ka mbushur djali 18 vite është rekrutuar dhe është bërë pjesë aktive e FSK-së”,
“Sot kanë diplomuar të dy djemtë e mijë. Shumë mirë, shumë krenar jam. E di që jam në shërbim të atdheut tim për mua jam në emocion dhe gjithçka është shumë mirë për djemtë e mi që arritën të diplomojnë sot”, tha ky prind.
“Dita e sotme është shumë ndjenjë e veçantë për arsye se kemi zgjedh profesionin më fisnik, e kemi zgjedhur uniformën të FSK-së... Këto 9 janë mund të them se kanë qenë sfiduese, por kanë qenë edhe të mira për arsye se kemi mësuar shumë gjëra, për arsye se kalimi nga jeta civile në ushtarake nuk është aspak e lehtë. Kemi mësuar shumë gjëra për mbijetesës dhe gjëra që jeta civile nuk ua mëson... Frymëzimi im kryesisht fillon prej familjes, unë vij nga një familje, vetëm emrin e kam të dëshmorit”, tha ai.
“Është ndjenjë shumë e veçantë me qenë përbrenda kësaj uniforme dhe t’i shërben atdheut, këtij flamuri dhe kësaj steme. Këto 9 javë trajnim kanë qenë shumë të vështira për neve, por fal përgjegjësve tanë që na kanë ndihmuar me i tejkaluar këto sfida. Instruktorët kanë qenë shumë motivues për neve, na kanë motivuar gjatë tërë kohës”, tha ajo. (A2 Televizion)