Në mesazhin e urimit për Krishtlindjet të cilat Serbia i feston më 7 janar, zv/kryeministri Aleksandër Vulin nuk harroi të përmendte serbët e Kosovës, që sipas tij janë të privuar nga të drejtat bazë.
“Sot mendojmë edhe për ata që nuk mund të festojnë pa shqetësime dhe ankth; për rusët ortodoksë në Ukrainë që u ndalohet të festojnë Krishtlindjet në emrin dhe kishën e tyre; mendojmë për serbët në Kosovë dhe Metohi, të cilët janë të marrë peng, pa pensione e rroga, shkollat e të cilëve pushtohen me forcë dhe që arrestohen e burgosen për ekzistencën e tyre. Ne po ashtu mendojmë për serbët në Republika Sërpska, të cilët, janë I vetmi popull në Evropë ku të huajt përcaktojnë se çfarë vendimi mund të marrë parlamenti I tyre….Mendojmë edhe për serbët në Kroaci të cilëve u ndalohet të jenë pjesë e qeverisë, e që arrestohen kur këndojnë këngët e tyre”, ishin fjalët e Vulin. (A2 Televizion)
“Mendojmë për serbët në Kosovë”, Vulin: Arrestohen e burgosen për ekzistencën e tyre
