Nderojnë Rugovën, Demaçin dhe të rënët, krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prishtinë për pavarësi

Nga Xhevahir Qardaku
17 Shkurt 2025, 13:42 | Aktualitet

Përkujtimi i atyre që dhanë kontribut të rëndësishëm për pavarësinë është në thelb të festës së 17 shkurtit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, bënë homazhe në vendin kur prehet presidenti historik, Ibrahim Rugova, shkruan A2 CNN.

Krerët e shtetit shprehën mirënjohje për rolin e tij në rrugën drejt pavarësisë së vendit. Në këtë ceremoni, Osmani dhe Kurti vendosën kurora lulesh në nderim të Rugovës. Delegacioni vazhdoi rrugëtimin për të bërë homazhe edhe tek varri i veprimtarit të shquar, Adem Demaçi.

Presidentja dhe kryeministri vlerësuan dhe përkujtuan kontributin e tij të jashtëzakonshëm për lirinë dhe të drejtat e popullit shqiptar, duke theksuar se sakrifica dhe përkushtimi i tij do të mbeten përherë në kujtesën kombëtare. Më herët, Osmani dhe Kurti bënë nderime dhe pranë Monumentit të të Pagjeturve dhe Memoriali i Fëmijëve të Vrarë. Ata vendosën kurora me lule duke përkujtuar me dhimbje vuajtjet e tyre në këtë ditë të 17 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos