Në mes të borës, me gishtin në këmbëz, amerikanët e KFOR në Leposaviç

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2023, 16:39 | Aktualitet

Dhjetëra ushtarë amerikanë, pjesë e misionit të KFOR, kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit një mission patrullimi në Bjeshkët e Leposaviçit në Kosovës.

Lajmi është dhënë nga faqja zyrtare e NATO, e cila konfirmon edhe njëherë angazhimin e aleancës dhe trupave të vendeve anëtare për të përmbushur mandatin sipas rezolutës 1244.

“KFOR është i fokusuar plotësisht në baza ditore për ta përmbushur mandatin, sipas Rezolutës 1244  të Këshillit të Sigurisë të OKB-së të vitit 1999 – për të siguruar ambient për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në faqen e KFOR.

Zhvillimet më të fundit vijnë pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se në Serbi janë duke u bërë plane të tjera për ta sulmuar Kosovën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos