Propaganda mediatike serbe dhe ruse e paraqet Kosovën si vatër krize dhe shtet jofunksional

Nga Xhevahir Qardaku
22 Dhjetor 2023, 16:23 | Aktualitet

Përmes dezinformimit të vazhdueshëm Serbia synon ta paraqesë Kosovën si vatër krize, të krijojë idenë se serbët janë të rrezikuar, se në Kosovë ka një deportim të organizuar të serbëve dhe të shtyjë përpara idenë se Kosova është një shtet jofunksional.

Këto janë të gjeturat nga hulumtimi “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë”, realizuar nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”.

Në konferencën që u mbajt në Prishtinë, u tha se edhe Rusia përmes dezinformimit medial synon destabilizimin e rajonit dhe të pengojë integrimin në BE dhe NATO.

Hulumtimi përfshin raste studimore të tri mediave serbe dhe ruse në Ballkan, si “Kosovo Online”, “Sputnik” dhe “Russia Today”. Sipas “Octopus”, të tri këto media përdorin një gamë të gjerë të teknikave për shpërndarjen e lajmeve të rreme dhe mbjelljen e përçarjes në rajon.

Duke e larguar popullin serb në veriun e Kosovës që të mos i bashkëngjitet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe t’i bojkotojë ato në çdo mënyrë deri në rezistencë fizike, pastaj në përçarjen e shoqërisë kosovare, në sulmin e institucioneve dhe udhëheqësve të Republikës së Kosovës, pra një gamë e gjerë e veprimeve kundërligjore që nuk hyjnë në atë që ne e quajmë fjalë të lirë."

Agim Musliu – Instituti “Octopus”

“Octopus” rekomandon kundërshtimin e influencës keqdashëse si dhe zhvillimin e programeve për media në shkolla.

Rekomandimet tona parashohin edhe ngritjen e kapaciteteve shtetërore për të luftuar luftën hibride dhe sidomos ‘cyber sulm’-et, të cilat janë pjesë më e vrazhdë e teknologjisë sepse mund të ndërhyhet në të gjitha sistemet, edhe industriale, edhe ushtarake, edhe administrative."

Agim Musliu – Instituti “Octopus”

Në konferencën e “Octopus” u tha se Serbia po lejon lirshëm propagandën ruse në vendin e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos