Një tjetër shtet heq vizat për Kosovën

Nga A2 CNN
11 Janar 2024, 09:31 | Aktualitet

Një tjetër shtet heq vizat për Kosovën

Një tjetër vend ka hequr vizat me Kosovën. Bëhet fjalë për Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed, për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë, muajin e kaluar, tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Nga ana tjetër, nga 1 janari i këtij viti, Kosova ka mundësinë për të udhëtuar pa viza në vendet e Bashkimit Europian. Prishtina zyrtare ishte vendi i fundit në Ballkan që iu liberalizuan vizat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos