Serbia ka nisur fazën e hakmarrjes ndaj Kosovës, pas votës pro në Asamblenë Parlamentare për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Prishtinës në Beograd, Fatmir Haxholli, bëri të ditur se që nga mesnata, Serbia po mban të bllokuar mbi 300 qytetarë të Kosovës në kufirin me Kroacinë. Ai thotë kjo është një “hakmarrje dhe nervozizëm absurd”, pas asaj vote pro në Strasburg.
Haxholli shpjegon se i vetmi shpjegim për këtë vendim, është se është urdhëruar nga Beogradi. “Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin se ky është një urdhër nga Beogradi”, njoftoi sekretari i zyrës ndërlidhëse.
Zyrtari i qeverisë së Kosovës nënvizon se mbi 300 qytetarëve po u mbahen pasaportat dhe dokumentacioni i udhëtimit, që përbën një shkelje flagrante, jo vetëm të marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave të njeriut. (A2 Televizion)