Në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ku u diskutua për situatën e tensionuar në rajonin e Ballkanit, Agim Nesho, diplomat dhe ish-ambasador, u shpreh se politika shqiptare duhet të unifikohet sa më parë në çështjen kombëtare.
Diplomati theksoi se shqiptarët duhet t’ia bëjnë të qartë edhe Perëndimit që Kosova nuk preket.
“Ka ardhur koha që të mendojmë për veten tonë. Kjo kërkon disa gjëra. Ky projekt që bëhet nuk është i papërgatitur. Shqipëria nuk është e unifikuar në çështjen kombëtare. Një pjesë e projekteve të kaluara serbë janë bërë me regjimin e Tiranës, duke i dhënë avantazhe.
Në këtë moment na ka mbetur një reagim, duhet të jemi të bashkuar, të veprojmë për interesat kombëtare. Tirana duhet të jetë në funksion të Kosovës.
Një gjë ka, unitet, një unifikim i të gjithë politikës që çështja kombëtare të jetë tepër e rëndësishme. Së dyti, Perëndimi të kuptojë që po bëri lëvizje të tilla, se i duket sikur e ka krijuar vetë, këtu do të ndizet Ballkani me të vërtetë. Ne shqiptarët kaq kemi mundësi t’i themi, që po preke Kosovën, ne do t’i vëmë zjarrin Ballkanit. Vetëm atëherë kuptojnë ata”, u shpreh Nesho. (A2 Televizion)