Presidenti Clinton kujton 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Nga Ideal Gola
12 Qershor 2024, 10:00 | Aktualitet

Presidenti Clinton kujton 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, i cili pati rolin kyç në ndërhyrjen e NATO-s, për të ndalur gjenocidin në Kosovë, ka kujtuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë.

Clinton ka publikuar një video në platformën “X” në të cilën flet për ndërhyrjen e NATO-së, ndërsa ka kujtuar 25 vjet paqe në Kosovë. “Sot po falënderoj për 25 vjet paqe në Kosovë”, ka shkruar Clinton.

Këtë postim e ka shpërndarë edhe presidentja Vjosa Osmani. Edhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar ajo në X. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos