Rrebeshi disa minutësh mbush me ujë e baltë Pejën

Nga A2 CNN
25 Qershor 2024, 08:28 | Aktualitet

Rrebeshi disa minutësh mbush me ujë e baltë Pejën

Një stuhi e fortë që zgjati për shumë pak minuta ka shkaktuar përmbytje në qytetin e Pejës dhe zonën përreth saj.

Reshjet ishin intensive, çka bëri të mundur rritjen e nivelit të lumit, por edhe bllokimin e kanalizimeve të qytetit, duke shkaktuar vështirësi me qarkullimin në disa akse, jo vetëm për mjetet, por edhe për këmbësorët.

Autoritetet lokale kanë mobilizuar ekipet e emergjencës të ofruar ndihmë të menjëhershme për të prekurit.

Gjithashtu, janë ndërmarrë masa për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve dhe kanalizimeve për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos