Një grup qytetarësh serbë po protestojnë në Zubin Potok kundër vendosjes së barrikadave në urën e Bërnjakut, por edhe veprimeve të tjera, sipas tyre, të Policisë së Kosovës në dëm të tyre.
Protestuesit janë grumbulluar në afërsi të stacionit të policisë në Zubin Potok dhe më pas kanë marshuar drejt Kishës Ortodokse të komunës, ku ndezën qirinj.
Në duar mbajtën simbole fetare dhe kënduan urata fetare. (A2 Televizion)