Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 14:22 | Kronikë

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, arrestohet në

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara,   në rrugën “Kastriotët” kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin udhëtonte shtetasi Saverjo Daci, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi Saverjo Daci, 20 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërkohë, shtetasit A. D, 51 vjeç, dhe L. D, 23 vjeç, (familjarë të 20-vjeçarit), u proceduan në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit të banesës kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për të penguar kryerjen e kontrollit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos