Historitë e çmendura të Tiranës, nga themelimi i kryeqytetit te "martesat" politike të vendit

Nga Luela Myftari
3 Nëntor 2026, 14:24 | Kulturë

Rrëfimi nis me Sulejman Pashë Bargjinin si themeluesi i Tiranës, për të vijuar me Haxhi Et’hem Beun, një prej figurave të rëndësishme të historisë së qytetit, të lidhur me ndërtimet që u kthyen në simbole të kryeqytetit, përfshirë Kullën e Sahatit.

Ben Blushi e nis kështu rrëfimin për historitë e çmendura të Tiranës. Në vitin 1848 viziton dhe lë pas dëshmi të rëndësishme pamore përmes veprave të tij edhe Edward Lear, që është vetëm një nga personazhet e fushës së artit që Blushi rrëfen kryeqytetin e tij.

Ndonëse një libër me personazhe realë, si familja Toptani, e cila ushtroi ndikim të konsiderueshëm në jetën politike, apo figurave si Ahmet Zogu, të cilit i atribuohet një rol i rëndësishëm në modernizimin e Tiranës, ky libër nuk premton të jetë një vepër historike. Ka fakte, por ngjarjet Blushi thotë se i rrëfen me gjuhën e letërsisë, shkruan A2.

Historia e Tiranës në librin e Blushit nuk kufizohet vetëm te personazhet shqiptarë. Në të përfshihen edhe figura të huaja që kanë ndikuar në fatet e qytetit dhe të vendit. Mes tyre janë diktatori italian Benito Musolini dhe Mbreti Viktor Emanueli III, por më pak me periudhën e komunizmit, për të cilën Blushi pranon se ka hequr edhe kapituj që, sipas tij, nuk kanë lidhje me historitë sesa me mënyrën e të shkruarit. 

Historitë e çmëndura të Tiranës nga viti 1600 e deri në vitin 2000 synon të tregojë historinë e ndërtesave, rrugëve dhe njerëzve që morën vendime, ndërtuan dhe ndikuan në jetën e qytetit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos