Mjegull e dendur në Vlorë, ulet ndjeshëm shikueshmëria

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 14:28 | Kronikë

Mjegull e dendur në Vlorë, ulet ndjeshëm shikueshmëria

Përgjatë kësaj të marte në disa segmente rrugore të Vlorës bashkë me reshjet e shiut ka pasur edhe mjegull, raporton A2 CNN.

Akset në të cilat ka pasur mjegull janë ato të cilat janë në lartësi të konsiderueshme mbi nivelin e detit si rruga e Kaninës, By-Passi i Vlorës apo edhe në Llogora.

Mjegull e cila ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë duke bërë që drejtuesit e automjeteve të qarkullojnë me shpejtësi ndjeshëm të reduktuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos