Shembja e vilave në zonën e Ujmanit, dyshohet se i përkasin kryetarit të Mitrovicës së Veriut dhe vëllait

Nga Xhevahir Qardaku
21 Korrik 2026, 16:17 | Aktualitet

Autoritetet në Kosovë kanë nisur me çlirimin territorit në veri nga ndërtimet pa leje. Sot është bërë shembja e disa objekteve në pronën e Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, pranë Liqenit të Ujmanit, ndërsa në mesin e tyre janë edhe dy vila që, sipas burimeve të KosovaPress-it, i përkasin kryesuesit të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Ivan Zaporozhac, dhe vëllait të tij.

Aksioni nisi me kërkesë të “Ibër-Lepencit”, për lirimin e pronave të uzurpuara në parcelat që janë në pronësi të kësaj ndërmarrjeje publike.

Kryeshefi ekzekutiv, Faruk Mujka, ka konfirmuar për KosovaPress se aksioni po zhvillohet nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ai bëri të ditur se më 3 korrik, 11 personave që kishin ndërtuar objekte në pronën e “Ibër-Lepencit” u ishte kërkuar t’i largonin sendet nga këto objekte dhe t’i lironin ato më së largu deri më 17 korrik.

Edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi për KosovaPress se Policia e Kosovës është duke asistuar në mbarëvajtjen e aksionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos