Të shtypur, por jo të nënshtruar! Shqiptarët në Bujanoc protestojnë kundër diskriminimit nga Serbia

Nga Rosalba Bejdo
12 Gusht 2024, 15:40 | Aktualitet

Me flamuj shqiptarë dhe amerikane në duar dhe pankarta ku shkruhej “Stop pasivizmit selektiv”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, banorë shqiptarë nga Bujanoci ne Luginën e Preshevës kanë protestuar për “identitet dhe dinjitet”, duke e akuzuar Qeverinë serbe për diskriminim ndaj tyre.

Përfaqësuesi i komunitetit shqiptar në jug të Serbisë, Shaip Kamberi, e akuzoi Qeverinë serbe për mohimin e të drejtave të pakicës shqiptare, duke thënë se ajo “nuk dëshiron integrimin e tyre në organet shtetërore në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”.

Protesta u thirr të shtunën nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, shqiptarët janë pakica e katërt më e madhe në Serbi, me përkatësisht 61.687 banorë.  Kamberi, i cili e fitoi edhe një mandat në Parlamentin e Serbisë në zgjedhjet serbe të 17 dhjetorit, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i bëjë trysni Serbisë për, siç tha, ndaljen e diskriminimit ndaj shqiptarëve në Luginë. Kamberi e la të hapur mundësinë për protesta të tjera pas kësaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos