"Trump e ka seriozisht", Bolton: SHBA mund të largohet nga Kosova

Nga A2 CNN
19 Mars 2026, 19:47 | Aktualitet

"Trump e ka seriozisht", Bolton: SHBA mund të largohet nga Kosova

Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Donald Trump, John Bolton, ka ngritur alarmin se SHBA mund të largojë trupat ushtarake nga Kosova dhe Ballkani.

Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, Bolton kritikoi edhe qëndrimin e pajustifikuar të Europës kundër luftës së Iranit, duke thënë se SHBA mund të largohet nga ndihma për Ukrainën, shkruan A2.

“NATO është në rrezik, i kuptoj pse nuk janë të lumtur me mënyrën se si i trajton ai. Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos kenë vendime të rrezikshme dhe të njëanshme. Për shembull, kur Kaja Kallas dhe Keir Starmer thonë se Irani nuk është lufta e tyre, mendoj se së pari ajo është një luftë e Europës, së dyti mos lejoni apo të hapni derën në mënyrë që Donald Trump të thotë, “ok, nëse mendoni se Irani nuk është një luftë e Europës, mund t’ju them gjithashtu se edhe Ukraina nuk është një luftë e Shteteve të Bashkuara”. Hapi tjetër mund të jetë ndërprerja e dhënies së informacioneve të inteligjencës për Ukrainën dhe po ashtu nuk do të mund t’i shesë armë të viteve të fundit vendeve europiane. A ka shanse që SHBA të tërheqë trupat nga Europa? Mendoj se është gjithmonë një shans që një gjë e tillë të bëhet për sa kohë Donald Trump është në Shtëpinë e Bardhë. E di që ka pasur disa diskutime për tërheqjen e trupave amerikane nga vende të vogla të Ballkanit. Kjo ide mund të përhapet nëse humori i tij përkeqësohet. Nuk duhet të bëjmë atë që bëri Bashkimi Sovjetik gjatë luftës së ftohtë”, tha Bolton. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos