Deklaratat hyrëse në Gjykatën Speciale, të akuzuarit në gjykimin ndaj Thaçit deklarohen të pafajshëm

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2026, 16:18 | Kosova

Deklaratat hyrëse në Gjykatën Speciale, të akuzuarit në

Në Gjykatën Speciale sot po mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit.

Të pesë të akuzuarit në rastin për pengim të drejtësisë janë deklaruar të pafajshëm, raporton REL. Aktakuza pretendon se për disa muaj gjatë vitit 2023 ata kanë ndikuar në çështjen gjyqësore ndaj Thaçit, dhe tre ish-eprorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Pas deklaratave hyrëse, Prokuroria do të nisë paraqitjen e provave të saj.

Avokati i Isni Kilajt, Iain Edwards, përmbylli fjalën hyrëse duke argumentuar se ZPS nuk ka vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm veprat penale që rëndojnë ndaj klientit të tij.

Ai tha se ZPS e mbështet çështjen mbi “deklarata të rreme të dëshmitarëve”.

Duke folur për letrën, që Prokuroria pretendon se ai gjeti Kilajt në koshin e plehrave, avokati tha se kjo nuk dëshmon se ai ka tentuar t’i ikë përgjegjësisë penale.

Çështjen e mbështet në dekarata të rreme të dëshmitarëve. Çështjen e mbështet kur thotë se ka gjetur copa të një letre të grisur, kaq dhe asgjë tjetër. Është e guximshme nga ZPS të thotë se fakti që Kilaj ka grisur atë po mundohet të fshehë përfshirjen e tij në përgjegjësinë penale. Por, kjo nuk ka pikë kuptimi dhe është plotësisht e pabazuar”, tha ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos