“Po dalim me dhunë në treg të lirë”, bizneset bllokojnë rrugët e Prishtinës

Nga Erjon Dervishi
29 Maj 2025, 15:22 | Ekonomi

Bizneset në Kosovë të mbështetura nga Oda Ekonomike ka mbajtur një protestë e cila ka qenë kundër vendimit për liberalizimin e tregut të energjisë. Bizneset protestuan me bllokimin e disa hyrjeve në Prishtinë kundër vendimit për kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike më 1 qershor.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se kërkesa lidhet me faktin se institucionet tu mundësojnë bizneseve një faze të tranzicionit. Rafuna tha se nëse nuk do të ketë reflektim, këshilli protestës do takohet për hapa të tjerë. Ndërkohë kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini tha se "po detyrohen të dalin në tregun e lirë”.

Sakaq ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se autoritetet i kanë ftuar në takim bizneset lidhur me daljen në treg të lirë, por se sipas saj, “Oda Ekonomike po u bënë presion që të mos mbajnë takime, por të protestojnë”.

Rizvanolli ka shtuar se po angazhohen për të adresuar shqetësimet e bizneseve lidhur me daljen në treg të lirë, megjithatë ka theksuar se vendimi hyn në fuqi nga java tjetër.

Bizneset kanë protestuar të enjtën me bllokimin e disa hyrjeve në Prishtinë kundër vendimit për kalimin e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike më 1 qershor. Përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë shtyrje të këtij procesi për një vit, në të kundërtën paralajmërojnë pasoja të rënda për ekonominë vendore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos