All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Forcat speciale në Veri, ''vetëm në rast nevoje, largimi nuk është vendim i duhur’’

Nga Ideal Gola
3 Prill 2024, 20:09 | Kosova
All - Paragraf - 1

Presioni për të tërhequr njësinë speciale të Policisë së Kosovës nga komunat veriore me shumicë serbe është rikthyer sërish. Kjo kërkohet edhe në një raport të Grupit Ndërkombëtar të Krizave si masë për çmilitarizim të veriut.

Në të vërtetë, një zotim të tillë e kanë dhënë edhe krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Glauk Konjufcae Albin Kurti në një letër që i dorëzuan raportueses Dora Bakojanis para ftesës që iu bë Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës ditë më parë.

All - Paragraf - 3

“Të përmbahen nga shfrytëzimi i policisë speciale në veri të Kosovës për detyra të zakonshme policore, të sigurohen që ato të dislokohen vetëm në rast nevoje dhe të rritet bashkëpunimi me KFOR-in dhe EULEX-in.”

Mirëpo në sytë e ekespertëve tërheqja e njësisë speciale nga veriu aktualisht nuk është veprim iduhur.

“Në fazën dhe situatën aktuale në të cilën gjendet Kosova në raport me luftën hibride duke bërë Serbia përmes formave të ndryshme dhe të kërcënimeve në mënyrë permanente deri te mobilzimi ushtarak i tyre kjo dëshmon se policia dhe struktruat e specializuara do të duhet të qëndrojnë tutje për të garantuar që kushtetueshmëria të mbizotërojë në atë pjesë,” shprehet Drizan Shala, Ekspert i Sigurisë.

Ngritja e trupave të Xhandamërisë që aktualisht i mungon Kosovës shihet si një zgjidhje për ruajtjen e kufirit me Serbinë.

All - Paragraf - 7

“Shpresoj që në nivelin strategjik në periudhën 2025-2027 të kemi të formuar edhe xhandamërinë e Kosovës pasi do të kishin ndihmuar sa i përket kontrollimeve dhe mbikëqyrjes së brezit kufitar dhe kështu njësitë e specializuara të mos jenë fare të e nevojshme të jenë permante në pjesën veriore.”

Tërheqja e trupave të njësisë speciale ishte kërkuar vazhdimisht nga ndërkombëtarët që pas dhunës së serbëve në maj të vitit të kaluar. Autoritetet në Kosovë e kanë zvogëluar numrin e tyre në veri por jo t’i largojë të gjithë. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos