“Gjykata Speciale me referenca ruse, kineze e serbe”, Shala tregon arsyet pse PSD është vetëm në këtë aksion

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 21:02 | Kosova

“Gjykata Speciale me referenca ruse, kineze e serbe”, Shala tregon

Protesta e sotme kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale Ekaterina Trendafilova, e arriti qëllimin e saj, duke treguar se kjo gjykatë është e padrejtë, raciste dhe e njëanshme. Kështu u shpreh në studion e Debatit në A2 CNN anëtari i kryesisë së PSD-së në Kosovë Asdren Shala. Sipas tij kjo gjykatë është jashtë funksionit për të cilin u krijua në 2015 dhe ka referenca ruse, kineze dhe serbe dhe kundërshtohet nga populli i Kosovës.

“Protesta tregon se kjo gjykatë ka një hall të madh; sesi të përmirësojë imazhin para popullit të Kosovës që e sheh me skepticizëm e dyshim. Kjo gjykatë ka një qëllim me mbajt në paraburgim krerët e UÇK-së. Gjykata speciale si ngrehinë juridike thuhet që është gjykatë e popullit të Kosovës, por populli i Kosovës e kundërshton këtë gjykatë që është jashtë domain të vet zyrtar për të cilin u krijua. Në 2015 për këtë na u proklamua diçka tjetër me parime të drejtësisë dhe ka përfunduar një gjykatë me referenca ruse kineze e serbe. Organizohen këto vizita për ta bërë normale”.

Ai akuzoi kryeministrin Kurti për arrestimin e aktivistëve të PSD-së dhe solli në vëmendje kohën e Kurtit opozitar që ishte kundër krijimit të kësaj gjykate, ndërsa sot bashkëpunon ngushtë me të.

“Për arrestimin e aktivistëve të PSD  ka faj edhe qeveria e Kurtit. Dikur Kurti në opozitë thoshte që do ndalim gjykatën kurse sot bashkëpunon ngushtë me gjykatën. Kemi të bëjmë më konstrukt antishqiptar dhe qeveria Kurti po i bën goxha mirë argatin”.

Mungesën e krerëve të opozitës dhe kryesisht PDK-së në protestë Shala e shikon për arsye të frikës së arrestimeve, mosinteresimit për shokët e luftës dhe për shkak të ndikimit të kryeministrit Kurti.

“Për fat të keq PSD është vetëm kundër kësaj padrejtësie. Mungesa e krerëve të partive opozitare, ndoshta kjo është arsye frikësimit që gjykata speciale po bën në mënyra të ndryshme muajt e fundit ka parë arrestimit të ish-ushtarëve të UÇK-së dhe frika se do të pasojnë arrestime të reja. Kemi opozitë të frikësuar dhe të painteresuar për shokët e luftës sidomos të PDK-së dhe një opozitë që është nën ndikimin e Kurtit. Ne kemi bërë thirrje që para një jave që të mos e shohin si protestë të PSD, por si protestë të popullit kundër padrejtësive. Baltosje e luftës së UCK-së”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos