“Kam frikë nga konfliktet etniko-fetare”, Macron shprehet i bindur: Nuk do ketë luftë në Kosovë

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 19:32 | Kosova

“Kam frikë nga konfliktet etniko-fetare”, Macron shprehet i

Pas alarmit të lëshuar nga Ukraina, për një konflikt të mundshëm në Ballkan është përgjigjur Franca duke tentuar të zbusë frikën.

Presidenti Emmanuel Macron, gjatë një eventi u pyet për situatën aktuale në rajonin tonë, konkretisht zhvillimeve të fundit shqetësuese në Kosovë, duke dhënë këtë përgjigje: “Tensionet janë qetësuar paksa tani.”

Presidenti francez shpreson se drejtuesit e dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, ta pranojnë planin e hartuar që ndihmon në zbutjen e plotë të situatës dhe arritjen e një marrëveshjeje mes dy shteteve.

Megjithatë Macron tha se ka frikë nga konfliktet me sfond etnik dhe fetar që po zhvillohen në rajone të ndryshme të botës.

“Jam i shqetësuar, por nuk kam frikë nga rifillimi i konfliktit në Kosovë”, përfundoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos