All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel, diskutohet për Asociacionin

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 11:07 | Kosova
All - Paragraf - 1

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel,

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel për të diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

All - Paragraf - 3

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe shefi i delegacionit të Serbisë Petar Petkoviq, do të zhvillojnë fillimisht takime të ndara me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak. Më pas, nëse do të ketë vullnet nga palët, mund të ketë edhe takim trepalësh.

Bislimi deklaroi të mërkurën se takimi i 16 nëntorit është vazhdimësi e atij që u zhvillua më 26 tetor me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe bllokut evropian.

Ndërsa Petkoviq ka bërë të ditur më herët se në Bruksel do të shkojë me një ekip ekspertësh.

All - Paragraf - 6

Sipas burimeve evropiane, në agjendë të takimeve do të jetë diskutimi për propozimin e ri mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, por edhe për hapat e tjerë në zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos