Kosova përfaqësohet nga Osmani në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2024, 15:13 | Kosova

Kosova përfaqësohet nga Osmani në Samitin Evropë

Vjosa Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do te mbahet në Tiranë më 28 shkurt. 

Lajmin e ka konfirmur për A2 CNN, Bekim Kupina, këshilltar për Media.

Në dy ditët e fundit të muajit shkurt, Tirana do të jetë mikpritëse e dy samiteve. I pari do të mbahet të mërkurën e 28 shkurtit kur për herë të parë në vendin tonë do të organizohet një samit dedikuar Ukrainës.

Një ditë më pas, në kryeqytet do të mbahet samiti i radhës mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, me fokus te Plani i Rritjes. 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos