Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen 6 makina

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2023, 07:38 | Kronikë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, përplasen 6 makina

Një aksident rrugor ku janë përfshirë të paktën 6 makina është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Rrugën e Kombit.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në fshatin Blinisht, teksa është ende e paqartë dinamika e aksidentit të rëndë.

Deri në këto momente, bëhet me dije se dy persona janë plagosur nga aksidenti, të cilët u dërguan në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për të përcaktuar shkakun e përfshirjes së automjeteve në aksident, teksa nuk përjashtohet dhe ngrica në rrugë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos