Krim makabër në Kosovë, 18 vjeçari përplaset me makinë dhe rrihet për vdekje

Nga A2 CNN
20 Janar 2024, 21:06 | Kronikë

Krim makabër në Kosovë, 18 vjeçari përplaset me

Ka ndërruar jetë në spitalin e Prishtinë, 18 vjeçari Lulzim Fejzullahu, i cili u masakrua për vdekje 6 ditë më parë në qytetin e Podujevës.

18 vjeçari kishte marrë plagë të rënda dhe nuk mundi të mbijetojë edhe pse ishte nën kontrollin e mjekëve.

Lulzim Fejzullahu u përplas me veturë nga disa persona dhe më pas u rrah për vdekje me shufra metalike, në një ngjarje ende të pazbardhur.

Policia vijon hetimet me intensitet për të zbuluar autorët e këtij krimi makabër.

Krim makabër në Kosovë, 18 vjeçari përplaset me (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos