12 minatorë të Trepçës kanë marrë lëndime nga acidi sulfurik, dy prej tyre kanë lëndime serioze në sy. Lajmin e ka konfirmuar Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, përmes një komunikate për media.
Dy minatorët me lëndime të syve, pas trajtimit në repartin e Emergjencës, janë transferuar në repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë për trajtim të specializuar mjekësor.
“10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet në komunikatën për media. (A2 Televizion)