Aksidenti me mjet lundrues në Vlorë, policia jep detaje

Nga A2 CNN
23 Korrik 2026, 18:43 | Kronikë

Aksidenti me mjet lundrues në Vlorë, policia jep detaje

Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi aksidentin që ndodhi pasditen e së enjtes në qytetin bregdetar.

“Rreth orës 16:50, një mjet lundrues, me drejtues shtetasin E. I., 32 vjeç, ka qenë duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë. Gjatë lundrimit, njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit lundrues, si pasojë e së cilës ka pësuar dëmtime në pjesën e këmbëve”, lexohet në njoftimin e policisë.

Sipas bluve, shtetasi i dëmtuar është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, shkruan A2.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos