
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance mbështeti vendimin e Donald Trump për luftën kundër Iranit, teksa iu përgjigj një pyetjeje lidhur me ndikimin e konfliktit në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.
“Qëllimi për të penguar Iranin të sigurojë një armë bërthamore është pikërisht ajo që duhet të bëjmë”, deklaroi Vance në krah të Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Ai shtoi: “Nëse ata do të kishin një armë bërthamore, do ta përdornin atë”.
“Presidenti është ai që merr vendimin dhe presidenti ka thënë se do ta ndërmerrte sërish luftën kundër Iranit. Detyra ime është të mbështes presidentin”, u shpreh Vance.
Ndërkohë, Trump mohoi të ishte i pakënaqur me një deklaratë të Vance, në të cilën zëvendëspresidenti përmendi luftën kundër Iranit si një nga arsyet e humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. (A2 Televizion)