
Një konflikt fizik i nisur në qytetin e Kukësit ka vijuar me një tjetër përplasje në rrugën e Hasit, ku dy persona kanë sulmuar me sende të forta një automjet dhe drejtuesin e tij.
Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja është regjistruar më 20 nëntor 2026. Shtetasi me inicialet V. D. ishte konfliktuar fizikisht me dy persona në Kukës dhe kishte bërë kallëzim në Drejtorinë Vendore të Policisë.
Më pas, teksa po udhëtonte me automjetin e tij në rrugën e Hasit, dy personat me të cilët ishte konfliktuar i kanë dalë përpara dhe e kanë goditur me sende të forta, si automjetin, ashtu edhe vetë drejtuesin.
Në automjet ndodhej edhe një punonjës policie, i cili ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të tjera të Policisë.
Dy shtetasit, S. J. dhe S. J., xhaxha e nip, janë larguar nga vendngjarja pas ndërhyrjes së policit dhe janë shpallur në kërkim. (A2 Televizion)