Cilësi, standard dhe besim, “Gener 2” prezanton destinacionet e reja turistike dhe rezidenciale

Nga Marjo Brakaj
20 Nëntor 2026, 19:46 | Ekonomi

Ndërtimi nuk është thjesht ngritje strukturash, por një filozofi pune për kompaninë Gener 2. E ftuar si një nga kompanitë lider në industrinë e ndërtimit në Panairin e Energjisë në Tiranë, përfaqësues të Gener 2 kanë prezantuar projektet e tyre moderne turistike dhe rezidenciale, të cilat sot janë mjaft të kërkuara edhe në tregun ndërkombëtar.

Projektet e reja, si Baks Bay, synojnë të transformojnë veriun e Shqipërisë në një destinacion turistik ndërkombëtar.

Përfaqësuesit e kompanisë tregojnë se sa i rëndësishëm është krijimi i një brandi, jo vetëm cilësor dhe me standarde të larta, por edhe i besueshëm për klientët.

Në Panairin e Pestë të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, që po mbahet në Tiranë, Gener 2 ka prezantuar disa nga projektet më moderne të realizuara në kryeqytet, si dhe ato që po zhvillohen në zonat bregdetare, në jug dhe në veri të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos