
‘’Sa të lindë agimi në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur’’. Është ky mesazhi i frikshëm që organizata terroriste serbe “Severna Brigada” ka lëshuar në adresë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, të cilin e kërcënon me eleminim fizik.
“Brigada e Veriut” është përmendur edhe më herët në raste të incidenteve dhe kërcënimeve me prapavijë ekstremiste në veri të Kosovës. Mesazhi i fundit konsiderohet si përshkallëzim i retorikës kërcënuese ndaj institucioneve të vendit, shkruan A2 CNN. Qeveria e Kosovës përmes një vendimi e shpalli organizatë terroriste “Severna Brigada” në qershor 2023.
Bashkë me të organizatë terroriste u shpall edhe “Mbrojtja Civile”. Kurti atëherë deklaroi se këto grupe paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”. (A2 Televizion)