
Rreth 50 persona të angazhuar në Qendrën Komunale të Numërimit në Malishevë, janë shoqëruar nga Policia e Kosovës për t’u intervistuar, pas dyshimeve për manipulim të votave.
Shoqërimi është bërë në kuadër të një hetimi që lidhet me parregullsi të mundshme gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve.
Personat e përfshirë dyshohen se kanë pasur role të ndryshme në procesin e administrimit dhe mbikqyrjes së votave.
Shoqërimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë Thenelore të Gajkovës dhe të njëjtit janë duke u intervistuar në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Gjakovës. (A2 Televizion)