
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në blerje, posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike, si dhe armëmbajtje pa leje, shkruan KosovaPress.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kontrolleve në disa lokacione janë konfiskuar rreth 516 gramë marihuanë, një armë automatike AK-47, një pistoletë, dy peshore digjitale, dy telefona mobilë dhe 1,095 euro para të gatshme.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. (A2 Televizion)