Sherr për divorcin në gjykatë, i riu qëllon me armë ish-vjehrrin në Kosovë

Nga A2 CNN
26 Prill 2024, 19:32 | Kronikë

Sherr për divorcin në gjykatë, i riu qëllon me armë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Dragash të Kosovës, në një ngjarje që raportohet se vjen pas një martese të prishur së fundmi dhe që palët ishin në proces divorci.

Sipas të dhënave paraprake, një 31 vjeçar është konfliktuar me ish-vjehrrin e tij pranë gjykatës dhe më pas ka nxjerrë armën e zjarrit duke e qëlluar atë.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mundur të arrestojë autorin dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarit  O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën me te cilën dyshohet se është përdor në këtë rast. Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se te njëjtit kanë ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën  K. Q (Ish-vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes të vajzës së tij dhe të dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet  ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”, shkruhet në njoftimin e policisë për këtë ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos