Ushqimi për fëmijë me origjinë nga Holanda bllokohet në Kosovë

Nga A2 CNN
17 Janar 2026, 14:19 | Kronikë

Ushqimi për fëmijë me origjinë nga Holanda bllokohet në

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka bllokuar një produkt ushqimor për fëmijë pas konstatimit të substancës Cereulide në formulën e tij.

Lajmi ka ardhur pas njoftimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të Shqipërisë, përmes Sistemit të Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë (RASFF), referencë 2025.9963.

Sipas AUV-së, subjekti “Rossmann & LALA SH.P.K.” në Shqipëri ka eksportuar 462 copë të këtij produkti në Kosovë për kompaninë “Rossmann Kosova”. Në bashkëpunim me kompaninë, produkti është bllokuar dhe së shpejti do të nisë procesi i asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Agjencia thekson se pavarësisht mungesës së inspektorëve, mbetet e përkushtuar në monitorimin e tregut dhe të zinxhirit ushqimor, për të garantuar që konsumatorët në Kosovë të kenë ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm./Kosovapress/ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos