Zjarr në Prishtinë, digjen disa makina të parkuara

Nga A2 CNN
26 Qershor 2024, 08:18 | Kronikë

Zjarr në Prishtinë, digjen disa makina të parkuara

Një incident është regjistruar në mesnatën e kaluar në Prishtinë, ku disa makina janë përfshirë nga flakët, teksa ishin të parkuara.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në një parkim në afërsi të kompleksit “Blearti” në Kalabri.

Sipas raportimeve, dëmi i shkaktuar nga djegia e makinave është tepër i madh, ndërsa ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje, teksa janë mbledhur dhe kamerat e sigurisë në zonë për të mësuar më shumë rreth këtij zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos