Një bust për Toni Blair, 25 vite nga përfundimi i luftës, nderim për ish-kryeministrin britanik

Nga Anxhela Celibashi
18 Prill 2024, 08:38 | Kulturë

Për shqiptarët e Kosovës apo edhe të Shqipërisë, ish-kryeministri i Britanisë, Toni Blair, është një nga personalitetet më të rëndësishme dhe me rëndësi për pavarësinë e Kosovës, disa madje e kanë idhull.

Vlerësimin për këtë figurë politike e shprehin në mënyra të ndryshme, si rasti i skulptorit, Agon Qosa, i cili është duke punuar një skulpturë me përmasat reale të ish-kryeministrit. 

Në krye të Britanisë, ishte pikërisht Tony Blair, i cili mbështeti bombardimin e Serbisë, nga NATO në 1999, aksion i cili ndaloi përfundimisht luftën në Kosovë.

Pikërisht 25 vite më vonë, Qosa është duke përfunduar punën e tij me skulpturën për ta vendosur atë më pas në bulevardin kryesor në Ferizaj, i cili mban edhe emrin e kryeministrit, Blair.

Më shumë se 13.000 njerëz, kryesisht shqiptarë të Kosovës, u vranë në luftën e viteve 1998-1999. Jo vetëm kaq, por në Kosovë, disa persona mbajnë emrin e ish-kryeministrit. Sipas zyrës kombëtare të statistikave, më shumë se 10 persona quhen Toni Bler, Toni ose Bler.

Tonibler Gashi është një prej tyre. Ai lindi dy vjet pas luftës, babai i tij ishte shume i qartë se çfarë emri do t'i vendoste djalit të tij të parë.

Gashi ishte 9 vjeç, kur takoi Blerin e vërtetë në Prishtinë, atë moment, thotë se nuk do e harrojë lehtë. Në 12 qershor të 1999, falë edhe mbështetjes së shteteve të mëdha, si Britania dhe SHBA-ja, u ndërprenë përfundimisht sulmet e Serbisë në Kosovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos