Pas Osmanit, Lajçak mbërrin në kryeministri për t'u takuar me Kurtin

Nga Ideal Gola
30 Janar 2024, 15:13 | Kosova

Pas Osmanit, Lajçak mbërrin në kryeministri për t'u

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak Ka mbërritur në ndërtesën e Qeverisë për t'u takuar me kryeministrin Albin Kurti.

Paraprakisht, Lajçak zhvilloi një takim të mbyllur për rreth një orë me presidenten Vjosa Osmani.

Kjo është vizita e parë e Lajçak në Prishtinë për këtë vit, ndërsa vjen pak ditë para se të hyjë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar qarkullimin e dinarit serb në territorin e Kosovës.

Një ditë më parë, Lajçak qëndroi në Beograd ku takoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos