Serbët pretendojnë se i mblodhën firmat, përfundojnë peticionet në 4 komunat në veri të Kosovës

Nga Ideal Gola
22 Janar 2024, 15:07 | Kosova

Ka përfunduar procesi i mbledhjes së firmave për largimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës. Këtë e kanë konfirmuar organizatorët e peticioneve.

Ata pretendojnë se nënshkrimet e mjaftueshme janë arritur në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ndërkohë, pas këtij zhvillimi, katër kryetarët shqiptarë kanë mbajtur një takim në komunën e Leposaviqit. Hapi i radhës tani është që peticionet e votuesve të regjistruar t’u dorëzohen kryetarëve të kuvendeve të komunave përkatëse.

Pas dorëzimit të firmave të mbledhura, kryetari i kuvendit komunal ka 3 ditë kohë për t’ia dërguar atë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shqyrtim dhe verifikim. Nëse konfirmohet vlefshmëria, KQZ voton për shkarkimin e kryetarit dhe më pas presidentja e Kosovës shpall zgjedhje të parakohshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos