“Sulm bandit i Kurtit!”. Autoritetet në Kosovë marrin në kontroll hekurudhat në Veri

Nga Rosalba Bejdo
28 Maj 2026, 15:58 | Politikë

Autoritetet e Kosovës të enjten në mëngjes morën nën kontroll objektet dhe pronat hekurudhore në Zveçan dhe në Leposaviq, komuna të banuara me shumicë serbe në veri.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se Policia ka ofruar asistencë gjatë marrjes së objekteve të stacioneve hekurudhore, ku janë hequr tabelat “Hekurudhat e Serbisë”, dhe janë vendosur të reja me mbishkrimin “Infrastruktura Hekurudhore e Kosovës”, së bashku me flamurin e Kosovës.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u tha gazetarëve se ligjet duhet të zbatohen në të gjithë territorin e Kosovës dhe se “Hekurudhat e Serbisë” janë një nga institucionet e fundit “paralele dhe ilegale” që kanë funksionuar. Në një reagim drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic e cilësoi këtë si një sulm bandit të Kurtit, që siç tha tregon frikën e tij nga rezultati i zgjedhjeve dhe uniteti i popullit serb. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos