Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur idenë e tij për të bashkuar të djathtët në prag të zgjedhjeve të mundshme parlamentare.
Ndonëse ende pa shumë detaje, fillimisht Abdixhiku kërkon të rikthejë ata që ishin larguar nga partia e tij drejt Listës Guxo, përfshirë edhe Presidenten Vjosa Osmani.
Pas dallimeve mes Osmanit dhe Kurtit, një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Listës Guxo kanë filluar të japin dorëheqje nëpër degët e parties, shkruan A2.
Abdixhiku deklaroi se dramat e sotme, krizat e përvitshme dhe fajësimet e pandalshme po e shterojnë Kosovën. Sipas tij, vendit i duhet normalizim i jetës politike dhe zhvillim i shtetit: “Do të nis bashkimin e madh politik e qytetar rreth një projekti të përbashkët. Një projekti që tejkalon secilin prej nesh. Që tejkalon dallimet e vogla, ambiciet e mëdha dhe hidhërimet e së shkuarës. Ato në kohë krizash e përballë fateve të mëdha të së ardhmes, bëhen krejtësisht të parëndësishme”.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, një parti e profilit të djathtë, reagoi pozitivisht ndaj një ideje të tillë duke kërkuar një platformë që do të shkojë përtej të djathtës. Besnik Tahiri nga AAK u shpreh: “Shteti është buzë kolapsit, që ekonomia është pranë falimnetimit, që Qeveria është jofunksionale, që sulmet ndaj isntitucioneve të pavarura nuk po ndalen, nuk ka mundësi këtu të kesh komoditet për këtë arsye një unifikim mbi kauzën, jo profilin politik, do të ishte jashtëzakonisht i nevojshëm”.
Përballë pushtetit të Albin Kurtit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vlerëson se opozita duhet të bashkohet dhe të hapet edhe për figura të tjera: “Ne mendojmë se para petkut tonë partiakë, para petkut tonë ideologjikë ëshët ky shtet, janë institucionet, e unë mendoj përderisa nuk ka këtë mendim, opozita është e dobët, opozita nuk duhet të frikësohet, të bashkohet krejt, të bashkohet me një platformë, jo me një ideologji politike”.
Gjykata Kushtetuese ka pezullaur dekretin e presidentes Vjosa Osmani për zgjedhje të reja, por nga AAK thanë se presin që kjo gjykatë t’i jap të drejtë kreut të shtetit dhe jo Lëvzijes Vetëvendosje. (A2 Televizion)