Ambasadori Hovenier: Aspak e vërtetë që po rregullohen marrëdhëniet Kosovë-SHBA

Nga Ideal Gola
15 Shkurt 2024, 16:08 | Politikë



Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, deklaroi se vendimi për ndalimin e dinarit ka ndikuar në marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Uashingtonit.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, që një ditë më parë tha se partneriteti me SHBA-në nuk po rrezikohet, Hovenier tha se “çfarëdo sugjerimi se gjërat janë në rregull dhe se ne po pajtohemi me njëri-tjetrin, nuk është aspak e vërtetë”.

Hoveneir tha edhe se toni i ndihmëssekretarit O’Brien nënkupton se sa të shqetësuar janë Shtetet e Bashkuara në lidhje me këtë çështje.

Ai përmendi edhe fjalimin e ambasadores amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, duke thënë se është gjë e rrallë që Kosova të kritikohet nga SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos