
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kryesisë, të udhëhequr nga kryetari Bedri Hamza, në të cilën është diskutuar dhe vendosur për organizimin e partisë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit.
Në këtë mbledhje, kryesia ka miratuar formimin e Shtabit Qendror Zgjedhor, i cili do ta udhëheqë procesin organizativ dhe koordinues të fushatës.
Me vendim të Kryesisë, shtabi do të udhëhiqet nga ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili me përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij, do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores.
Poashtu, Kryesia ka vendosur që pas zgjedhjes së Bedri Hamzës, Kryetar i PDK-së, Arian Tahiri të jetë Ushtrues Detyre i Kryetarit të Degës në Mitrovicë, shkruan A2 CNN.
Kryesia ka mbështetur edhe koalicionin e Partisë Demokratike të Kosovës me Grupin e Deputetëve të Familjes. (A2 Televizion)
